Durrës, humb jetën në aksident 12-vjeçari

06/08/2013 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e vjetër që lidh Durrësin me Tiranën, në Kodër Arapaj. Drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz’ ka humbur kontrollin dhe si rezultat është përplasur me një shtyllë betoni.

Goditja ka qenë fatale për djalin 12-vjeçar që ndodhej në automjet me të atin, shtetasin Alfred Jusufi, 35 vjeç nga Linza e Tiranës. Djali ka gjetur vdekjen, ndërkohë që babai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende çfarë e ka provokuar këtë aksident të rëndë automobilistik, pasi drejtuesi i mjetit me targa ‘AA 994 AX’ nuk rezulton të ketë qenë i dehur dhe as me shpejtësi mbi normat e lejuara. Paraprakisht dyshohet humbja e vëmendjes në drejtim.

Një ditë më parë një aksident i rëndë rrugor u verifikua në orët e mëngjesit në qarkun e Shkodrës, ku si pasojë gjetën vdekjen dy persona.

Burime policore lokale njoftuan se viktimat ishin bashkëshortët Hysni dhe Maje Brahimi, të cilët po udhëtonin me një veturë kur u përplasën nga një kamion.

Sipas burimeve, kamioni e goditi automjetin me targë “SH 9726 C” teksa dilte nga një kthesë, duke mos zbatuar kështu parimin e përparësisë.

Për rrjedhojë çifti gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa djali i tyre, 26-vjeçari Dritan Brahimi mbeti i plagosur. Ndërkohë, shoferi i kamionit, shtetasi Skënder Zalli u ndalua nga uniformat blu.

Top Channel