“AI”, shqetësim për romët

06/08/2013 15:10

“Amnesty International” kërkon marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome qe rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre ne rrugën e Kavajës, në Tiranë.

Deklarata u be me 5 gusht, dy dite përpara skadimit të afatit qe u eshte caktuar nga Kompania e Ndertimit “Park Construction Albania” për të liruar hapsirën tek ish-Qendra e Realizimit te Punimeve te Artit, ku disa prej ketyre familjeve rome jetojne prej me shume se 10 vjetësh.

“Amnesty International” shkruan ne apelin e saj, se pronari i tokës nuk ka respektuar procedurat e përcaktuara ne ligj dhe se autoritetet nuk kane marre masa per t’u garantuar familjeve rome një strehim alternativ.

Organizata e te Drejtave te Njeriut i referohet edhe informacioneve te marra nga Avokati i Popullit, se ndërtimi ka nisur në një pjesë të zones, për të cilën është siguruar leja dhe se kompania u ka ndaluar romeve të lëvizin aty lirisht.

Pavaresisht kërkesës së Avokatit të Popullit që pronari i tokës të ndjekë proceset e nevojshme ligjore dhe juridike, kompania thotë se nuk ka asnjë detyrim për romët që kane zaptuar tokën, që nuk kane asnjë të drejtë mbi truallin.  

“Amnisty International” shkruan se megjithëse Shqipëria nuk ka një ligj që ndalon dëbimet me forcë, sipas ligjit ekzistues, pronari i tokës duhet t’i njoftojë brenda 10 ditëve.

“Asnjë prej familjeve rome nuk ka marrë një njoftim zyrtar për të lënë vendbanimin perkundrazi”, shkruan “Amnesty International”, “janë kërcënuar nga punonjësit e kompanise së ndërtimit dhe disa romë kanë bërë denoncime ne komisaritin e policise.

Organizata bën thirrje t’i dërgohen apele për këtë çështje; Kryebashkiakut të Tiranëes, Lulezim Basha dhe Ministrit të Punes, Çëhtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, brenda 30 gushtit.

Top Channel