Aksidenti me postobllokun e policisë

01/08/2013 15:30

Tre muaj pas aksidentit me pasojë vdekjen e punonjësit të policisë Selman Lena dhe plagosjes së kolegut të tij, Preng Lleshi, autori i kësaj ngjarje të rënde ka dalë sërish para gjykatës, kësaj radhe jo për akuzen e vrasjes, por për shkaktim aksidenti.

37-vjeçari Edmir Koleci i tha gjyqtares Irena Hoxha vetëm gjeneralitetet, në një kohë që pretetendimet e tij për ngjarjen e Kamzes e shpjegoi avokati mbrojtës.

Ky i fundit i kërkoi gjykatës të ishte e butë me klientin nga Hasi, pasi sipas mbrojtjes, nuk ka një akt-ekspertizë nëse patrulla e policisë, mesnatën e  katër Majit ishte brenda rregullave apo jo.

Për prokurorinë, vdekja e inspektor Selman Lena dhe plagosja e kolegut të tij ndodhi nga përplasja e automjetit që po drejtohej me  shpejtësi nga i akuzuari.

Në përfundim, gjykata e la ne arrest me burg Kolecin për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Mbrëmjen e katër Majit, Edmir Koleci po udhëtonte me automjetin e tij tej normave të lejuara në çastin kur një postbllok i policise së Kamzës tentoi ta ndalonte.

Për pasojë u perplas për vdekje inspektori Selman Lena, kurse kolegu i tij, Preng Lleshi u dëmtua rëndë.  

Menjëherë pas ngjarjes, dosja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, por prokuroret shpallën moskopetencen për këtë dosje, duke ja kaluar një prokurorie të zakonshme për një akuzë me të lehtë atë të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel