Kolegji Zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë është shndërruar të shtunën në një komision numërues votash, per shkak se LSI-ja pretendonte se ishin bërë manipulime me votat duke i mohuar kësaj partie një mandat deputeti.

Në orën 11.00, ashtu sië ishte paralajmëruar, 15 kuti votimi të KZAZ-së numër 9 në Kukës janë transportuar nga KQZ-ja drejt Gjykatës së Apelit Tiranë me një furgon, ku filloi menjëherë edhe numërimi.

Deri tani janë numëruar 13 nga 15 kuti dhe nuk ka dalë asnjë surprizë, duke konfirmuar gati me saktësi atë që kishte qenë shënuar edhe në procesverbalin e KZAZ-së. Madje, në rezultatin e këtyre 13 kutive është thelluar edhe me një votë më shumë rezultati i koalicionit të djathtë.

Në këto momente Kolegji pritet të nisë numërimin edhe të dy kutive të fundit, duke i dhënë fund kështu edhe kësaj ankese mbi zgjedhjet e 23 qerhsorit.

Top Channel