Tiranë, vritet me thikë 47-vjeçari

19/07/2013 00:00

Një 47-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së premtes në rrethinat e Tiranës, pasi është goditur me thikë nga një fqinji i tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave viktima është shtetasi Artan Gjiza, i cili ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë.

Ndërsa autori, sipas burimeve, është arrestuar dhe rezulton të jetë shtetasi Gjet Ndreu, që banon fare pranë shtëpisë së viktimës në Paskuqan.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake dhe dëshmitë e para dyshohet që shkak i vrasjes të ketë qenë një borxh i vjetër që viktima e krimit kishte ndaj autorit.

Më herët gjatë ditës, një sulm me thikë në qytetin e Fierit përfundoi me plagosjen e shtetasit Besnik Asllani, i cili u godit disa herë nga bashkëshortja e tij, Arlinda Asllani.

I plagosuri, 32-vjeç, u dërgua në spital nga forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë, policia arrestoi bashkëshorten e tij 9 vjet më të re.

Top Channel