Rama pret Arvizun në selinë e PS

15/07/2013 00:00

Ambasadori SHBA në Tirane Aleksandër Arvizu, zv.Ambasadori Henri Xhardin dhe 6 përfaqsues të Dhomës Amerikane të Tregtisë janë takuar me kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.

Pas takimit që ka zgjatur 60 minuta ambasadori Arvizu deklaroi se me Ramën ishte biseduar për rritjen ekonomike dhe promovimin e biznesit përfshi rritjen e investimeve të huaja.

“Këto do të jenë cështje thelbësore të qeverisë së re për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Zoti Rama na e tha qartësisht se ai dëshironte të punonte nga afër me komunitetin ndërkombëtar dhe SHBA. Ne i shprehëm partneritet të plotë duke ndihmuar me praktikat më të mira”, theksoi Arvizu.

Ndërsa  presidenti Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crauford u shpreh se një prej disa cështje që ne bashkëbiseduam lidhej me atë që kërkon komuniteti biznesit, vazhdimësi dhe qartësi.

“Folëm pak rreth kësaj teme, por detajet do të bisedohen në një kohë të afërt. Ne shprehem gatishmërinë dhe ndihmën e bizneseve që përfaqësojmë për administratën e ardhshme qeverisëse”, tha Mark Crauford.

Top Channel