Vlorë, shkatërrohen ndërtimet pa leje

09/07/2013 00:00

Me urdhër të kryebashkiakut të Vlores ka nisur shkatërrimi i 140 ndërtimeve pa leje në zonen e Jonufrës në bregdetin e Vlorës.

Keto jane ndertime te vendosura deri ne 2 kilometra larg vijes ujore siper rruges nacionale. Bashkiaket thone se aksioni eshte pjese e premtimit per pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.

“Aksioni i parë është bërë në zonën e plazhit të vjetër në pyllin e Sodës për parandalimin e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ky është aksioni i dytë, i cili është për zonën e vijës bregdetare nga Kalaja deri tek vija e verdhë që ndan Vlorën me Orikumin. Janë 140 objektet që do të prishen të gjitha. Ndërkohë po bëhet gati i gjithë dokumentacioni për aksionin e tretë”, thotë Ardian Musta, nënkryetari i Bashkisë

Ne nje faze te trete shume shpejt do nise nderhyrja edhe ne pjesen poshte rruges dhe ndaj moleve te ndertuara ne det.

“Në vijën bregdetare janë identifikuar rreth 70 objektet, ndërkohë përfshihet një sasi e madhe e moleve”, tha Musta.

Aksionet per prishjen e ndertimeve pa leje nisen para zgjedhjeve te pergjitshme dhe do te vijojne deri ne pastrimin e plote te zones bregdetare.

Top Channel