Drogë në autobusët e linjës me Greqinë

09/07/2013 00:00

Kontrollet e policise në linjat e autobusit me Greqinë kanë zbuluar një
mënyrë të re të trafikut të drogës me sasi të vogla të fshehura në mesin
e veshjeve të udhëtarëve.

Sipas policise se Gjirokastres pas nje kontrolli te dyte ne nje prej autobuseve eshte gjetur ne nje çante shpine nje sasi droge e fshehur ne brendesi te nje pale kepuceve sportive.

Në brendësi të çantës qe kishte fruta dhe bulmet, në pakon e zezë ku ishin atletet në brendësi të atleteve të mbështjella me gazetë u gjetën pako të vogla të mbushura me lëndë narkotike, si dhe në kutinë plastike që ishte e mbushur me vezë ishin mbeshtjellë disa pako të vogla me lëndë narkotikë gjithsej rreth një kilogramë mariuanë.

Çanta ishte marrë në agjensinë e udhëtimit në Tiranë për ta çuar në Athinë tek shtetasi me inicialet S.G. Po vijojnë hetimet për të gjetur shtetasin që ka çuar çantën në agjensinë e udhëtimit ne Tirane, si dhe të shtetasit që do ta priste në Athinë.

Top Channel