Elbasan, aksidentohet polici i trafikut

08/07/2013 00:00

Një punonjes i policisë rrugore është aksidentuar sot në qytetin e Elbasanit teksa patrullonte gjatë orarit të punës.

Ngjarja eshte shenuar ne lagjen “11 Nentori”, ku sipas policise efektivi Faik Çollaku eshte perplasur nga nje makine teksa drejtonte motorrin me targa te policise shqiptare 659.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se makina që përplasi policin drejtohej nga një shtetas turk, i cili është shoqëruar në komisariat per tu marre ne pyetje lidhur me ngjarjes.

Ndërkohë polici i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel