Moti i paqendrueshem dhe zgjedhjet parlamentare te ketij viti kane
mbajtur larg plazheve te Durresit shume pushues vendas dhe ata te ardhur
nga trevat shqiptare pertej kufirit. Edhe frekuentimi nga pushuesit
ditore nuk ka qene masiv, karakteristike kjo e kesaj pjese te bregdetit
te Adriatikut. Plazhet te ofrojne pamjen e nje sezoni ende te panisur.

Me mbarimin e situates zgjedhore, operatoret turistike pohojne se kane nisur prenotimet, ndonese ende jo ne nivelet e deshiruara, ndersa çmimet e ofruara jane te perballueshme per pushuesit dhe nuk kane ndryshuar shume nga nje vit me pare.
 
Situata persa i perket ndotjes detare nga ujerat e zeza eshte e njejte, madje me keq se dy vite me pare pasi filtrat e dikurshem nuk funksionojne me. Perurimi i bujshem i impiantit te perpunimit te ujerave te zeza ne prag te zgjedhjeve nuk ka sjelle asnje permiresim.

Qindra hotele dhe godina pergjate bregdetit vazhdojne te funksionojne me gropa septike dhe te derdhen ne det, pasi rrjeti dytesor i kanalizimeve te ujerave te zeza nuk eshte ndertuar dhe pse duhet te kishte perfunduar vjeshten e kaluar. Problem, per nje pjese te operatoreve, mbetet edhe infrastruktura energjetike se bashku me furnizimin me uje, qe dhe kete vere mundesohet permes autoboteve dhe puseve.

Top Channel