Policia, masa për sezonin turistik

05/07/2013 00:00

Policia ka marrë masat për përballuar fluksin e turistëve në Shqipëri.
Gjatë bërjes publike të masave zëdhënësi i Policise së Shtetit tha se
përveç organeve te qeverisjes vendore, policive bashkiake, inspektoratit
te mjedisit do të ofrohen edhe komisariatet e policisë së ndërhyrjes së
shpejtë. 

Nje nder masat me te rrepta sipas policise do te jete levizja e mjeteve ujore.

“Do të ketë përcaktim të zonave ku lejohet përdorimi i motorëve të ujit,oraret e përdorimit të tyre,përcaktimin e vendeve të posaçme dhe shenjave dalluese, nëpërmjet të cilave tregohen korridoret e hyrje-daljeve të këtyre mjeteve në det, si dhe distancat e ushtrimit të lundrimit,përcaktimi i distancave jo më e vogël se 100-300 metra dhe jo më larg se 1 milje nga bregu”, tha zëdhënësi.
 
Policia tha se ka marre masa edhe per goditjen e veprimtarive kriminale ne zonat turistike, si edhe per stabilizimin e qarkullimit rrugor.

Top Channel