Orikum, protestë për pronat

03/07/2013 00:00

Rikthehet sërish çështja e pronave në Bashkinë e Orikumit. E lënë në heshtje për disa kohë dhe e premtuar për disa herë për zgjidhje, ajo sërish ka nxjerrë në rrugë banorët e Orikumit dhe Dukatit.

Dhjetëra banorë dhe ish-punëtorë të Ndërmarrjes Bujqësore të Orikumit janë mbledhur sot në orët e para të mëngjesit përpara Bashkisë për të protestuar lidhur me çështjen e tokave që sipas tyre ende nuk ka marrë një zgjidhje. Të irrituar para Bashkisë, protesuesit i kanë bërë thirrje kryetarit të Bashkisë, Gëzim Capo që të ruajë pronat e tyre, në rast të kundërt protesta e tyre do të përshkallëzohet dhe do marrë një shtrirje më të madhe.

Prej vitesh, shprehen ata, nuk është zgjidhur çështja e pronës dhe me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste ata besojnë se do të ketë një drejtim për këtë problem.

Sipas banorëve, ka qenë vetë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili në takimet elekrorale të tyre u ka premtuar banorëve zgjidhjen e çështjes së pronave.

Top Channel