Grabitje në parkun e Qafë Shtamës

30/06/2013 00:00

Një automjet është grabitur dhe më pas i është vënë flaka në rrugën që të çon në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës.

Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili shoqërohej nga bashkëshortja, motra dhe dy fëmijë të vegjël, 6 dhe 4 vjeç.

Mësohet se kamioni u ndalua nga 2 persona me maska, të cilët fillimisht goditën me mjete të forta drejtuesin e automjetit dhe më pas kërcënuan me armë udhetarët e tjerë të cilët u përpoqën që të vinin në dijeni policinë.

Familjarë të personave që udhëtonin në kamionin e grabitur bënë të ditur për Top Channel se drejtuesi i mjetit mori ndihmën e duhur në spitalin e qytetit të Krujës dhe se gjendja shëndetësore e tij po përmirësohet.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, strukturat e komisariatit të policisë Krujë thanë se kishin identifikuar dy shtetas si autorë të dyshuar për grabitjen dhe më pas djegien e kamionit.

Identiteti i tyre u dha me iniciale nga policia e Krujës, sipas të cilës të dyshuarit, që janë shpallur në kërkim, janë banorë të komunes Cudhi, pranë Krujës.

Hetimet e para treguan se agresioni mbi kamionin që i perkiste një firme private të prodhimit të ujit kishte si motiv konfliktet e vjetra të agresorëve me firmën private, për pronësinë e vendburimeve të ujit.

Top Channel