SHBA, mesazh qytetarëve të saj

20/06/2013 00:00

Ambasada amerikane në Tiranë i këshillon qytetarët amerikanë në vendin
tonë të shmangin grumbullimet pranë qendrave të votimit dhe atyre të
numërimit, duke i kujtuar se në 23 qershor zhvillohen zgjedhjet
parlamentare dhe se në të gjithë Shqipërinë do të hapen rreth 5.000
qendra votimi.

“Duhet mbajtur parasysh se edhe grumbullimet paqesore te njerezve e kane potencialin te gjenerojne perplasje e përshkallëzim dhune pa asnjë paralajmerim”, thuhet ne faqen e saj te internetit.

“Edhe pse zgjedhjet ne Shqiperi kane qene pergjithesisht paqesore, ne te kaluaren jane regjistruar incidente te izoluara”, kujton mesazhi, i cili i ben thirrje qytetare amerikane te tregohen vigjilente e te njohin vendet ku levizin, te llogarisin sigurine e tyre personale, e te shmangin edhe mitingjet ne Tirane apo ne qytete te tjera.

Me tej, ata keshillohen te minotorojne mediat lokale dhe njoftimet qeveritare per trazira te mundshme te lidhura me zgjedhjet apo masat shtese te sigurise qe mund te vendosen per periudhen zgjedhore. Ambasada i inkujaron qytetaret amerikane te marrin masa per sigurine vetjake e te mbajne gjithmone me vete telefonin celular.

“Demokracia është një proces, bëhuni pjesë e saj”

“Demokracia është një proces, bëhuni pjesë e saj”. Ky është mesazhi i
radhës, që Ambasada amerikane bën vetëm tre ditë përpara zgjedhjeve të
përgjithshme në Shqipëri.

Më herët ambasadori amerikan, Alexander Arvizu lëshoi një deklaratë me theks zgjedhjet e 23 qershorit.

“Këto zgjedhje janë një test për demokracinë shqiptare, dhe unë shpresoj
që ky test të kalohet me sukses nga Shqipëria”, shkruajti ambasadori.

Top Channel