Meta: Zgjidhje rimbursimit të TVSH-së

20/06/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vizituar një fabrikë ku prodhohen tulla në fshatin Maminas.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar me investitorët dhe punonjësit e pranishëm, Meta premtoi dhënien fund të  orvatjeve me rimbursimin e TVSH-së.

“Do të zgjidhim një herë e mirë edhe çështjen e rimbursimit të TVSH-së. Prandaj ne angazhohemi për të zgjidhur çështjen e rimbursimit përmes rimbursimit automatik sepse vështirësitë e mëdha që vijnë në këtë drejtim, që nga rimbursimi i akcizës për lëndët djegëse që përdoren si lëndë të para për këtë industri prodhuese, që nga rimbursimi i TVSH-së për eksportet etj, përbëjnë pengesa mjaft serioze, të cilat vënë në vështirësi frymëmarrjen dhe funksionimin më efikas të këtyre aktiviteteve”, tha Meta.

Top Channel