Meta, akuza Berishës nga Lushnja

19/06/2013 23:30

Nga Lushnja, 4 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, kryetari i LSI-së Ilir Meta akuzoi kryeministrin e vendit se ka dërguar forcat e armatosura në veri të vendit.

Meta u zotua se LSI do të mbrojë votën e qytetarëve, pasi ka shpërndarë komisionerët e saj në çdo qendër votimi.

“Edhe 23 ditë është kryeministër. Lushnja, Fieri dhe Mallakastra do i thonë Sali Berishës e gëzofsh pensionin, se ne do ecim më shpejt, nuk ngopemi me premtimet boshe. Ne do i japim fund politikës konfliktuale, përjashtuese, ndarëse dhe përçarëse, që ndoqi ai në këto dy dekada, duke mos mësuar nga dramat, që i shkaktoi vendit të tij. Sot, në pak ditë nga 23 qershori, u themi demokratëve të ndershëm se, pas 23 qershorit, do bashkëpunojmë me ju për të mirën e integrimit europian. Ne jemi kundër përjashtimit dhe diskriminimit të çdo shqiptari për arsye politike. Jemi kundër drejtorëve, që thonë se duhet të fotografoni votën, pasi vota është themeli i çdo demokracie të vërtetë. Jemi kundër këtij ministri Rendi, që ka çuar treçerekun e forcave speciale në Has, Tropojë dhe Kukës”, tha Meta, i cili paralajmëroi se fitorja e LSI-së, më 23 qershor, do të vijë nga veriu, ndërsa zemra do të jenë Fieri, Elbasani, Lushnja etj.

Top Channel