”Shqipëria Tjetër” në Skraparin e harruar…

17/06/2013 20:10

Aksi Poliçan – Çorovode thyhet diku tej nga rruga në fshatrat Nishovë e Bargullas, e më pas dredhon gjate trupit të malit të Tomorrit.

Teqeja e famshme e Abaz Aliut qendron mbi krye e pas saj shtegu nis te zbrese permes fshatrash te tjere deri ne Gjerbës. Nga këtu, udhëtimi vazhdon drejt zonash edhe më të thella…

Rruga qe pason uren shkon vetem ne njerin krah ndersa ne tjetrin nuk egziston. E vetmja mundesi per te shkuar ne fshatrat e komunes Zhepe ku jetojne disa qindra banore eshte te kalosh permes shtratit te nje lumi qe per muaj te tere gjate dimrit apo qofte edhe kur bie pak shi e izolon plotesisht kete zone.

Me tej komuna Zhepe e ngjitur disa shtepi te lodhura po aq sa koha qe mbajne mbi shpine. « Ne nuk kemi rrugë. Kur ngrihet lumi do t’i futesh lumit në brez që të dalësh matanë, për të shkuar në pyll », të thonë në Zhepë.

Borxhet e dertet jane ketu e vetmja menyre per te mbijetuar. Ato zene njera-tjetren, duke u marre frymen thuajse te gjithe banoreve te kesaj zone ku politikat e strategjite e zhvillimit duket se mungojne krejt.

 « Me borxhe jemi, me borxhe marrim kuintalin e miellit. Me një fjalë, kam dhe s’kam bukë për të nesërmen, e jo më shumë », thotë një tjetër banor i zonës.

« Ne fushen e bujqesise fshati ka shume veshtiresi, i thone nje liter nafte 2 mije leke, nje dynym toke ta plugosh i thone 25 mije leke, nje dynym toke ta korresh me kombajne i thone 15 mije leke, ku do t’i nxjerrim keto ne? Një kuintal pleh i thone 120 mije leke, sot nje kuintal drithë ben 40 mije leke te vjetra e nje kuintal pleh ben 120 mije te vjetra”, ankohet një fermer.

Vete fshati Zhepe ne terrsine e tij ngrihet disa kilometra me tej ne nje realitet ku asgje nuk ndryshon, e ku hija e braktisjes ka veshur gjithçka.

“Njerëzit jaën  pa buke e pa uje, pa gje prej gjeje. As uje per te vaditur s’ka ketu, neve vetem nga shiu varemi, ne rente shiu, ne meshire te Zotit. Vjet s’beme asnje therrime miser sepse nuk kishte ujë”, rrëfen realitetin mesjetar një tjetër banor i Zhepës.

Ne fshat nuk mund ta dallosh qofte edhe nje ndertim te ri. Banoret e kane te pamundur ekonomikisht te ngrene shtepi te denja per kohet qe jetojne, e nga krahu tjeter ata qe kane mundur jane larguar ne kerkim te nje fati me te mire.

“Nuk marrim dot kilen e sheqerit, kilen e vajit. Bukë thatë hanë fëmijët. Nuk e përballoj dot më, puna ime kështu do të arrijë tek varja në rezervuar, nuk e përballoj dot në”, thotë një tjetër e pashpresë e kësaj zone të harruar të Shqipërisë.

Disa me ndihme ekonomike, disa me blegtori…ne te gjitha rastet leket e siguruara per te jetuar jane aq pak sa ata thone që nuk mjaftojne as per te ngrene

« Ka familje qe nuk hane dot buken, nuk e perballojne dot, me çmimin e karburantit, me rritjen e plehut, çmimet janë teështrenjta shume. Ja, kjo eshte gjendja e Tomorrices ketu, ne çdo fshat keshtu eshte ketu », dëshmojnë në Zhepë.

Nga Zhepa udhetojme drejt nje fshati tjeter te kesaj komune, Trebe. Rruga pa rruge perfundon ne nje fshat qe ka gjithcka per te qene qender turistike, ndryshe nga ç’eshte nje strehe e harruar bashke me banoret e tij

« Mbahemi me pesë kokë dhen e një lopë, asgjë tjetër nuk ka. Tokat janë batall, traktor e makinë nuk ka, rrugë nuk ka. Sot fshati ka bitisur », tregojnë me gjuhën e tyre dialektore, në Trebel.

Banoret jane rregjur me hallet qe s’kane fund kurre ne kete vend ku mungojne edhe shumë gjera baze te nje jetese normale.

« Kemi mbetur në mëshirë të Allahut, nuk kemi asnjë lloj ndime, asnjë lloj. Vetëm premtime dhe asnjë më shumë. Na thonë që do të bëjnë rrugë, marrin votat dhe vetëm kur vijnë pas katër vitesh », thekson një tjetër banor i harruar nga shteti, i kësaj komune.

Fshatrat mbetem pas e bashke me to banoret mikeprites. Duken si pjese e nje legjende edhe pse kjo legjende, ndryshe nga te tjerat, eshte reale e i perket vitit 2013…

Top Channel