Me ujësjellës dhe pa ujë

17/06/2013 00:00

Banorët e fshatit Dukaj në Tepelenë nuk e kanë zgjidhur asnjëherë
problemin e ujit të pijshëm për rreth 200 shtëpi në këtë zonë.

Ata vazhdojnë të trasportojnë ujin me krahë apo me kafshë përgjatë disa kilometrave. Banorët flasin për shkatërrim të rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, vjedhje disa herë të pompave furnizuese.

Koçi Haxhi, pompist pranë ujësjellësit të fshatit Dukaj flet për abuzime lidhur me menaxhimin e ujit të pijshëm, investimet e munguara dhe grabitjen sipas tij të banorëve përmes matësave në një kohë që uji ka munguar plotësisht që prej tetorit e deri në prill.

Kreu i komunës Qendër- Tepelenë, Redi Rama thotë se ka projekte të gatshme që nuk kanë marrë miratim asnjëherë prej Ministrisë së linjës.

Gjendja e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm është kritike në të 14 fshatrat e kësaj komune, ku jetojnë aktualisht rreth 7000 banorë.

Top Channel