Incidenti në Lushnjë, arrestohet një person

17/06/2013 00:00

Policia e Lushnjës njofton se në vijim të njoftimit të dhënë për
goditjen e një përfaqësuesi të shtabit elektoral te kandidatit te
pavarur Dritan Prifti, nga strukturat e Drejtorise se Policise Qarkut
Fier ne bashkpunim dhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Lushnje u be
arrestimi ne flagrance i shtetasit Shkelzen Kapinova, vjec 38, banues ne
Dushk Lushnje, si dhe u be shpallja ne kerkim e shtetasit Ladimir
Bakiasi, vjec 40, banues ne Tirane.

Arrestimi dhe shpallja ne kerkim e ketyre shtetasve u be per vepren penale te“Pengimi i subjekteve zgjedhore”, per arsye se kane dhunuar fizikisht shtetasin S.Hoxha.

Top Channel