Dështon numërimi elektronik në Fier

17/06/2013 00:00

Përpjekja për të sjellë risi në numërimin elektronik të votave në këto zgjedhje dështon zyrtarisht.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin që edhe në qarkun e Fierit, ku do të aplikohej teknologjia për numërimin e fletëve të votimit, të bëhet nga komisionerët.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi zbatimin e numërimit me dorë të votave në zonat zgjedhore të qarkut Fier, në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.

Shkaku final i deshtimit te ketij projekti është fleta e votimit. Numri i larte i partive qe garojne ne keto zgjedhje, 66 të tilla dhe për ironi Fieri shkon edhe një më shume per shkak te kandidatit te pavarur, rriti permasen e fletes se votimit, duke e bere teknikisht te pamundur per t’u lexuar nga aparaturat. Deshtimi i projektit kushtoi rreth 1 milion euro. Sipas kontratës të firmosur mes KQZ dhe kompanise “Indra”, ne total per numerimin elektronik do te paguheshin  rreth, 1.4 milion euro, ndersa me prishjen e kontrates, sipas marreveshjes, firmes i eshte paguar rreth 70 për qind e kesaj shume, qe perkon me perfundimin e testit te numerimit elektronik.

Deshtimi i projektit nuk ishte aq i papritur. Qe me nenshkrimin e kontrates, KQZ ishte ne dijeni te kushtit te vendosur nga kompania, se ajo mundesonte vetem leximin e fletes me permasa te limituara, shtuar kesaj faktin qe afatet kohore per realizimin e projektit dhe testimin e tyre u shkelen me mbi pothuaj nje muaj.  

Tirana, ende pezull

Nderkaq vetem pese dite perpara zgjedhjeve, institucioni me i larte i administrimit te tyre, nuk ka nxjerre ende aktet per projektin tjeter, ate te identifikimit te votuesve ne Tirane dhe projektit te transmetimit online te te dhenave nga vendet e numerimit te votave, nje projekt i financuar nga USAID.

“Nëse kompania është e njohur me të gjitha vërejtjen e të gjithë aktorëve që janë në proces, ajo që duhet thënë është akti i KQZ-së për të vënë në lëvizje realizimin e këtij projekti. Do të ishte me shumë interes nëse ne do të informoheshim për këtë çështje”, tha Genc Gjoncaj

“Sa përket tabelës së rezultateve në 21 qershor është planifikuar një test pranë KQZ-së për të cilën do të njoftohen palët për të qenë prezentë”, tha Lleshi.

Por per opoziten testimi i ketyre dy projekteve vetem dy dite perpara zgjedhjeve, eshte konsideruar nje guxim i madh i institucionit me te larte te zgjedhjeve qe i ka lene per ne limitet e fundit kohore.Ne mungese te kohes per te bere korrigjim te ndonje defekti te mundshem gjate testimit, shpresa e vetme mbetet qe testet e tyre ne daten 21 te rezultojne funksionale.

Top Channel