Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave

17/06/2013 00:00

Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani
administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.

Ata jane minatorë. Gjatë aksidentit ne galeri minatori Bujar Suroçi ra nga ashensori ne pusin e minieres duke humbur jeten. Policia arrestoi brigadierin e turnit, sinjalistin e ashensorit si dhe makinistin e ashensorit per vepren penale te shkeljes se rregullores ne pune.

Viktima ishte 50 vjeç baba i kater femijeve. Ai mundi jeten mengjesin e se dieles ne miniere duke rene nga nje lartesi prej 300 metrash nen toke. Ky eshte aksidenti i dyte ndodhur brenda pak javes. Me heret ishte shtetasi Sadik Shyti 43 vjeç qe u plagos rende gjate punes ne galerite e kromit. Ai ndodhet ne Spitalin Ushtarak.

Top Channel