Mitingjet përmbyllëse të PD-së

16/06/2013 00:00

Kryeministri Berisha, në vijim të turit të tij elektoral për zgjedhjet e 23 qershorit, është ndalur në Gjirokastër e Vlorë ku për herë të fundit u ka kërkuar banorëve votën për një mandat të tretë, që sipas tij do të jetë një votë për infrastrukturën dhe punësimin, për ecjen përpara drejt projekteve të mëdha.

“Ianuguruam segmentin më të rëndësishëm të boshtit të jugut; do të inaugurojmë segmentin Memaliaj-Berat; do të bëjmë gjithçka që të rindërtojmë shkollat më moderne”, theksoi kreu i PD-së.

Duke u ndalur tek akuzat ndaj opozitës, Berisha tha se Rama dhe të tijtë nuk ofrojnë asnjë alternativë për shqiptarët: “Rama, ti ke një rekord shumë të veçantë: mund të flasësh shumë, por ata që ndërrojnë gratë për vota e kanë të vështirë t’i bindin të tjerët.”

Ndërsa gjatë takimit të Vlorës kryeministri Berisha shpalosi pikat mbi të cilat do të përqendrohet programi i qeverisë për katër vitet e ardhshme: “Do të ulen taksat për rritjen e bizneseve. Këto ditë vendoset për gazsjellësin transadriatik dhe Vlora e Shqipëria do të marrin 6 miliardë dollarë investime. Do të ndërtojmë infrastrukturën më moderne.”

Ndërsa paradite kryeministri Berisha inauguroi fillimin e punimeve të by-pass-it të Fierit si dhe tunelin e autostradës që do të lidhë Tiranën me Elbasanin.

Top Channel