Atentat kreut të komunës Postribë

16/06/2013 08:30

Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nga sa mësohet prej burimeve policore, një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e djalit të kryetarit, Faz Shabajt.

Shpërthimi i automjetit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë shkaktoi dëme të rënda materiale në të gjithë banesën, ndërsa tronditi të gjithë Postribën.

Zoti Shabaj udhëheq këtë komunë të Qarkut Shkodër që prej vitit 1992 dhe aktualisht shërben në mandatin e tij të gjashtë, si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Nuk është e qartë nëse atentati ka ndonjë lidhje me tensionin e fushatës zgjedhore, e hyrë këtë të dielë në javën e fundit përpara zgjedhjeve.

Megjithate, nga hetimet e para sipas policis dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobeta  në shenjë hakmarrje.

Nje komune qe perfshin shtate fshatra, Postriba eshte e vendosur vetem shtate kilometra ne lindje te qytetit te Shkodres.

Top Channel