Vrasja në Angli, pranga në Milano shqiptarit

15/06/2013 00:00

BBC njofton se një 31 vjeçar është arrestuar në Milano, në lidhje me
vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, punëtor skele, i vrarë përpara disa
javësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë.

Nderkohe mesohet nga burime te tjera se i arrestuari eshte Edmond Nela. Polica britanike eshte vene prej disa javesh ne kerkim te dy vellezerve shqiptarë Edmond dhe Albert Nela, ne lidhje me vrasjen e Xhem Krasniqit, 31 vjeçar.

Dedektivet publikuan ne median angleze fotot e te dyshurave dhe besojne se Edmond Nela 30 vjeç ka shtetesi te dyfishte britanike dhe shqiptare, nderkohe qe ne kerkim eshte edhe vellai i tij Albert Nela 34 vjeç.

Xhem Krasniqi, babai i dy femijeve ishte punëtor skele dhe banonte ne zonen e Kentit ne juglindje te vendit. Krasniqi kishte shkuar bashke me familjen e tij ne qytetin bregdetar ne jug te Anglise per te vizituar pjesëtare te familijes se tij kur eshte qelluar me pistolete nga nje person i trete. Edhe nipi i tij eshte qelluar, por nuk eshte plagosur.Policia beson se vrasja mund te jete e lidhur me nje mosmarreveshje mes dy familjeve.

I arrestuari ne Milano per vrasjen e Krasniqit pritet te esktradohet per ne Angli.
 

Top Channel