Tiranë, aksident te rruga “Bardhyl”

13/06/2013 01:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte në Tiranë, ekzaktësisht te rruga “Bardhyl”.

Një automjet është përplasur me makinën e pastrimit dhe nga goditja e fuqishme raportohet të jetë plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë në spital.

Incidenti ka shkaktuar dëme te mjeti i të aksidentuarit, teksa ende nuk bëhet i ditur shkaku i aksidentit, por dyshohet të jetë nga shpejtësia e lartë. Përplasja shkaktoi një zhurmë të fuqishme, që u ndje edhe nga banorët e zonës.

Top Channel