Një burrë kinez ka postuar fotografi të tijat duke pozuar me një “alien” të cilin, sipas tij, e ka zënë në grackë pasi anija kozmike me të cilin UFO-ja po udhëtonte u përplas në tokë.

Zoti Li ka sqaruar se e ka gjetur trupin e jashtëtokësorit në provincën Binzhou Shangdong, aty ku ishte zënë në grackën e lepujve.

Më pas, e ka futur në frigorifer ku po e ruan dhe bën foto të tilla duke hapur debate në rrjetet sociale kineze.

Gjithsesi, policia i ka mbyllur këto debate duke thënë që bëhet fjalë për një gomë me formë dhe jo për një alien.

Top Channel