Filmi i ri i Arnold Schwarzenegger

06/06/2013 16:40

Arnold Schwarzenegger nuk pranon të dalë në pension edhe pse ka mbushur 65 vjeç dhe prapa krahëve ka një karrierë të shkëlqyer me filmat aksion.

Të mërkurën, aktori veteran u pa në Los Angeles, në sheshxhirimin e filmit të tij më të ri, ‘Sabotage’.

Arnoldi këmbëngul se është ende në gjendje për të luajtur rolin e të fortit në Hollivud: “Mosha nuk do të thotë asgjë për mua sepse bëj stërvitje çdo ditë, madje dy herë në ditë. Natën punoj me pesha, ndërsa paradite ushtrime kardiovaskulare.”

Top Channel