Më shumë se 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të prezantojnë botimet e tyre në Panairin e Librit në Prishtinë, nga data 3-9 qershor.

Edicioni i 15-të i këtij panairi sjell 1300 tituj të rinj. Për  risitë e këtij edicioni flet koordinatori i panairit, z. Besian Zeneli.

Kërkesat e botuesve janë të mëdha dhe po rriten vazhdimisht, ndaj hapësira në Pallatin e Rinisë, ku edhe ekspozohen këto libra, mbetet një ndër problemet për organizatorët.

Vizitorët shprehen të kënaqur me botimet e shtëpive botuese shqiptare, mirëpo jo edhe me nivelin e lexueshmërisë.

Gjatë kësaj jave do të ketë një varg aktivitetesh, për nder të përvjetorëve të personaliteteve të mëdha të letërsisë shqiptare si: 100-vjetori i Petro Markos, 100-vjetori i Vedat Kokonës, 100-vjetori i Isuf Luzajt, 90-vjetori i Jakov Xoxës e të tjerë.

Panairi i këtij viti, sipas përllogaritjeve, pret të vizitohet nga më shumë se 30.000 vizitorë.

Top Channel