Aksident, vdes këshilltari bashkiak i Elbasanit

03/06/2013 21:45

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e së hënës në Elbasan, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, një prej të cilëve anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

Sipas informacioneve të autoriteteve lokale, Arben Poroçani u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur në aksin Elbasan-Peqin dhe ndërroi jetë në spitalin kirurgjik të qytetit.

38-vjeçari ishte njëkohësisht edhe pedagog në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Universitetin e Elbasanit.

Në këtë aksident tragjik humbi jetën edhe shtetasi Dashamir Leka. Të dy viktimat ishin drejtues të dy mjeteve që u përplasën me njëra-tjetrën.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, ndërkohë që paraprakisht mësohet se përplasja mund të ketë ardhur për shkak të një parakalimi të gabuar. Pas ngjarjes Partia Socialiste anuloi të gjitha aktivitetet elektorale.

Top Channel