Aksident pas vjedhjes, identifikohet viktima

03/06/2013 00:00

Personi që u aksidentua në Lushnjë dy ditë më parë, sipas policisë është shtetasi Mariglen Meta nga fshati Rrasë i Elbasanit.

Sipas policise se Lushnjes, ai eshte edhe personi qe ka vjedhur automjetin ne Elbasan. Mjeti eshte denoncuar si i vjedhur nga shtetasi Beqir Boci.

Burime prane policise thone se ne vendin e quajtur rreth rrotullimi i Çermes nje patrulle e ka ndalur mjetin por drejtuesi ka shpjeguar se ishte per fushate elektorale dhe policia e ka lene te lire, 5 kilometra me tej ka ndodhur aksidenti fatal me pasoje vdekjen.

Top Channel