Anaidi fiton `Big Brother 6`

02/06/2013 01:20

Anaidi është fituesi i këtij edicioni të ‘Big Brother Albania’. Në një
natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me
surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e
këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të
shtunë pas ekranit.

“Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia”, tha menjehere pas fitores Anaidi.

Anaidi fitoi pervec cmimit te madh, edhe nje makine Peugeot, si dhe vleren prej 450 mije lekesh te reja per ruajtjen e sekretit te tij dhe gjetjen e tre sekreteve te banoreve te tjere.


fillim të kësaj mbrëmjeje finalistët panë në një ekran gjigant të
gjithë banorët që kanë fituar ‘Big Brother-in’ ndër vite, si dhe
rrugëtimin e tyre në ‘Big Brother 6’. Secili nga finalistët dha
vlerësimin e tij për qëndrimin brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, ndërsa
më pas u shfaq për secilin prej tyre nga një videoklip me momentet më të
rëndësishme të qëndrimit në shtëpi.

Ilirit,
një prej personazheve më të spikatur të këtij edicioni iu rezervua një
surprizë, ku në qendër ishte takimi me të dashurën e tij Anisën, e cila
edhe pse pa qenë fizikisht e pranishme u bë personazh i shtëpisë,
pasi partneri i saj foli  shpesh për të. Prej kohësh Iliri priste
takimin me të dashurën e tij, por në mbrëmjen finale iu rezervua kjo
surprizë, që e emocionoi pa masë atë. Mes lulesh dhe lotësh, çifti
shprehu gjithë lumturinë për takimin. A ka ndonjë martesë në horizont?
Ende nuk e dimë, ama Ilir premtoi që me daljen nga shtëpia jeta e tij do
të marrë një kthesë krejt të re.

Shumë
emocionues ishte takimi i Shpendit me të bijën, Lizën. Vajza e vogël,
prej tre muajsh nuk shihte të atin. Shpendi mes lotësh u shpreh se
ndihej i përmalluar dhe se mezi priste që të qëndronte gjatë me vajzën e
tij. Takimi i tyre u parapri nga një teatër kukullash, ku në qendër
ishin dy personazhet Shpendi dhe Liza dhe ku vajza e tij shprehte gjithë
vlerësimin dhe dashurinë për të atin, ndërsa ky i fundit i kërkonte të
falur për rrjedhën e jetës. Aktualisht Shpendi është i divorcuar nga
nëna e Lizës, dhe për këtë ngjarje të jetës së tij, Shpendi jo rrallë
herë ka shprehur keqardhjen.


pas ishte radha e Anaidit, të cilit iu bë një surprizë e dyfishtë. Në
ambientet e shtëpisë ai u ftua të ‘luante’ një lojë shahu me babanë e
tij. Në fushë ndodheshin të gjithë gurët, por mungonte mbretëresha.
Mungesën e saj e ‘zëvendësoi’ mamaja e Anaidit, Diana, ndërsa i ati i
kujtoi të birit se kjo lojë nuk luhet vetëm me një mbretëreshë. Ky ishte
momenti i hyrjes së Joanës, vajzës më të cilën Anaidi pati një lidhje
brenda shtëpisë. Kjo ishte hera e parë që Anaidi takonte Joanën në
praninë e prindërve të tij. Si do të shkojë lidhja e tyre? Këtë presim
ta mësojmë ditët në vazhdim.

Një
surprizë tejet e veçantë iu bë Elonës, të vetmes vajzë finaliste në
këtë edicion. Tre motrat e saj, të cilat aktualisht jetojnë në Francë
zbarkuan në ambientet e shtëpisë së ‘Big Brother’ me helikopter. Po, po
me helikopter! Të katërta motrat u takuan me njëra-tjetrën plot mall,
ndërsa Elona shprehu falenderimet më të përzemërta për surprizën e
mrekullueshme të organizuar nga ‘Big Brother’. Elona shpesh ka rrëfyer
se pas ndarjes së parakohshme të nënës së saj nga jeta, tre motrat janë
kujdesur shumë për të, duke i ofruar të gjithë dashurinë dhe dhembsurinë
që vetëm motrat dijnë të dhurojnë.

Pas
këtyre të papriturave, katër finalistët u përballën me rezultatet e
votave të publikut të javës së fundit. Elona dhe Shpendi lanë të parët shtëpinë,
për shkak se ishin më të pak të votuarit mes katër finalistëve.

Pas kësaj drejtuesja e
emisionit Arbana Osmani, njoftoi hapjen e një tjetër televotimi për
Anaidin dhe Ilirin. Sërish, sic e parashikon ky format, ishin votat e
publikut ato që zgjodhën fituesin e këtij edicioni, Anaidin.

Me
plot emocione, ovacione, rekord televotimi përfundoi edhe ky edicion i
reality show-t më të ndjekur në Shqipëri. Arbana Osmani, shënoi një
tjetër sukses në karierën e saj televizive, ndërsa Top Channel arriti të
përthithë për javë të tëra vëmendjen e publikut, duke i ofruar atij
argëtim, emocione dhe spektakël.

Top Channel