Aksident në Kukës, vdes i moshuari

30/05/2013 00:00

Një aksident automobilistik në qendër të qytetit të Kukësit ka
aksidentuar një të moshuar i cili ka qenë duke kaluar rrugën, kur
papritur një automjet tip furgon, e ka përplasur atë duke e rrëzuar
përdhe dhe tërhequr zvarrë për disa metra.

Sipas burimeve policore bëhet e ditur se i moshuari Nusret Taf’hasi u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit Bujar Bilali, sapo ka ndodhur aksidenti, ka marrë të moshuarin dhe e ka çuar në spital.

Policia rrugore ende nuk ka bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti por paraprakisht dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti, në zonën urbane, ka bërë që drejtuesi i automjetit të përplasë të moshuarin, i cili ka tentuar që të kalojë rrugën.

Top Channel