PD: Rama nuk do të votojë ligjet

27/05/2013 00:00

Zëdhënesja e Qeverise Majlinda Bregu tha se Partia Socialiste po kërkon
sërish arsye për të mos i votuar tre ligjet ditën e enjte.

Bregu iu referua kushteve qe ka vene opozita qe ligjet te votohen tani dhe te hyjne ne fuqi pas zgjedhjeve si dhe per te mos votuar amnistinë fiskale

“Edi Rama po përpëlitet sërish.Po shpik dhjetra arsye të tjera, për të anashkaluar apelin konkret që Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha, vazhdojnë të bëjnë për të mijtën herë, për të votuar këtë të enjte 3 ligjet e integrimit.Edhe pse para tre ditësh bëri sikur ra dakort, duket se ka filluar sërish nga e para. Vota e ditës së enjte për tre ligjet ndan dy botë të ndryshme, ndan dy alternativat: – alternativën e një koalicioni që vetëm bllokon e bojkoton me politika destructive, që e kthejnë Shqipërinë mbrapa dhe alternativën e PD-së e aleatëve të saj me të cilën shqiptarët kanë firmosur marrveshjen e Stabilizim Asocimit, antarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe rekomandimin e statusit të vendit anëtar në BE.Ne do mbështesim me përgjegjësi të plote interesat e qytetareve, duke votuar pro tre ligjeve.Sepse ky është qëllimi ynë: të ecim përpara”, tha Bregu.

Top Channel