Një edukatore para gjyqit

27/05/2013 20:00

Gjykata deklaroi të hënën të hapur shqyrtimin gjyqësor ndaj një 39-vjeçareje, e punësuar në një kopësht shtetëror si edukatore dhe që ndodhet nën akuzë për keqtrajtim të një fëmije.

Pas leximit të kërkesës për gjykim nga prokurori i çështjes, u pranua kërkesa e tij për të thirrur si dëshmitare prindërit e fëmijës katërvjeçar, të cilët pretendojnë se është dhunuar.

Për prokurorinë, edukatorja Alma Toska e ka qëlluar fëmijën pasi ai nuk po flinte gjumë, ndërkohë që ka kundër edukatoret e kopshtit, të cilat rrëzojnë në dëshmitë e hetimeve paraprake këtë version.

Por gjatë një interviste për Top Channel, gruaja, e cila vazhdon të jetë edukatore në të njëjtin kopsht, vetëdeklarohet e pafajshme duke e konsideruar këtë histori një sajesë të prindërve të të miturit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fund të vitit 2012, ndërkohë që është hera e parë që një edukatore përfundon nën akuzë për çështje të tilla.

Top Channel