Kavajë, ekzekutohet 33-vjeçari

27/05/2013 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të Malit të Robit në rrethin e Kavajës, ku një 33-vjecar është ekzekutuar nga një breshëri automatiku.

Viktima është identifikuar si Ervis Teferici. Ai ndodhej në automjetin e tij në kohën kur është qëlluar me armë zjarri. Plumbat e marrë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëherëshme, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Nuk dihen ende autorët dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet paraprake të shtrira në disa pista.

Dhjetra persona janë shoqëruar në komisariat nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje si dëshmitarë por edhe si të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë.

Top Channel