Vlorë, dhunon për vdekje gruan

26/05/2013 00:00

Një krim i rëndë brenda familjes i regjistruar katër ditë më parë në fshatin Alikokë të Vlorës i ka marrë jetën 45-vjeçares, Lumturie Selimaj.

Gruaja është sulmuar barbarisht me sende të forta nga bashkëshorti i saj. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit me plagë të rënda të marra në kokë. Për katër ditë 45-vjeçarja qendroi në koma të thellë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë të shtunën.

Policia njoftoi se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndaj të cilit tashmë rëndon akuza e vrasjes. Grupi i hetimit po përpiqet të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa motivi i agresionit të pashembullt ende nuk bëhet publik.

Top Channel