Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetra fëmijë janë denoncuar si të
humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën
Ndërkombetare te Femijeve te Humbur, shoqeria civile ka kerkuar
vemendjen e te gjitha strukturave shteterore.

Nje pike e dobet mbeten kerkimet, por edhe mungesa e nje regjistri kombetar për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.

“‘Alo 116 000’, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Humbur kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse angazhim serioz për intensfikimin e kërkimeve për gjetjeve të fëmijëve të humbur në Shqipëri; krijimin e një procedure standarde për të përkufizuar qartësisht termin fëmi i humbur dhe përcaktimin e një procedure të saktë dhe të qartë të kalimit nga fëmi i larguar, në fëmi të humbur dhe më pas në fëmi të zhdukur; trajtimin me emergjence për rastet e largimit të fëmijëve nga familja dhe shpalljen e një fëmije të humbur brenda gjashtë orëve nga momenti i largimit; të krijohet një regjistër kombëtar për trafikantët, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve në Shqipëri”, thotë Altin Hazizaj, drejtor i CRCA.

Të pakten 800 femije apo rreth 4 % e atyre qe telefonojne ne linjen kombetare per femije “Alo 116” pohojne se e shohin largimin nga familja si zgjidhje te problemeve te tyre. Rasti i zhdukjes se Julianit djalit 11-vjeçar, Bleonës dhe shume femijeve te tjere, tregojne sesa të vemendshem duhet te tregohet jo vetem familja, shoqeria por te gjitha strukturat per parandalimin e ketij fenomeni.

 

Top Channel