Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të lerë në fuqi
udhëzimet e vitit 2009 për funksionionim e komisioneve të niveleve më
të ulëta, reagon Partia Socialiste, për të cilen po shkelet rëndë ligji.

Nënsekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Koli Bele rendit një sërë aktesh që duhet të ishin marrë me pesë vota, që nga hedhja e shortit per partite politike ne fleten e votimit dhe deri tek udhezimet e një dite më parë.

Përpos shkeljes se ligjit ai thote se ne kushtet e nje Kodi te ri Zgjedhor po krijohet konfuzion per perdorimin e këtyre akteve, duke sjellë si shembull funksionimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit.

“Mjafton të lexohet udhëzimi, neni 7, emërimi i kryetarit, zëvendëskryetarit dhe sekretarit. Kodi i ri Zgjedhor nuk parashikon zëvendëskryetar të qendrës së votimit. Ka sjellë mes të tjerash ndryshime edhe në këtë pikë. Sot qendra e votimit ka 7 anëtarë, një nga të cilët është sekretari.Natyrshëm që ky akt, nga pikëpamja formale dhe nga pikëpamja teknike mund të shkaktojë kunfuzion, ndërsa nga pikëpamja ligjshmërisë, nëse kjo KQZ nuk arrin të nxjerrë akte nënligjore dhe të përcaktojë rregullat e zgjedhjeve, atëherë për çfarë duhet? Cila është vlera e këtij organi, përveçse të mirëadministrojë çështjet zgjedhore”, tha Beli.

PS deklaron se kriza e vendimmarrjes se cilesuar ne KQZ nuk duhet te fshihet, por apelon per zgjidhje. “Nëse ka vullnet politik, mundësitë ligjore janë dhe Partia Socialiste e mirëpret riformatimin e KQZ-së në përputhje me ligjin, si e vetmja mënyrë për të kthyer procesin në binarët e ligjshmërisë”, tha Bele.

Por nese per opoziten riformatimi i KQZ-së është zgjidhja, për mazhorancen mundësia e vetme për normalizimin e situatës në institucionin më të lartë zgjedhjeve, është ai i plotësimit nga PS i tre vendeve vakante. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli rikonfirmoi kete qendrim pas takimit me koordinatorin special të misionit të vëzhguesve të OSBE-së, Roberto Battelli.

Topi: Të hënën të diskutohet edhe KQZ-ja

Përfaqesuesit e OSBE–ODIHR u takuan edhe me kreun e FRD-së Bamir Topi, ku kriza që ka përfshirë KQZ-në ishte në qendër të takimit. Bamir Topi u bëri thirrje partive politike të shfrytëzojnë seancën parlamentare të së hënës edhe për zgjidhjen e çështjes së KQZ-së.

“E quaj të pakuptimtë që midis partive parlamentare diskutohet mbledhja e Parlamentit ditën e hënë, por nuk arrij të kuptoj që nuk shfrytëzohet kjo ditë për të shtuar në axhendën parlamentare çështjen e plotësimit të vendeve në KQZ. Një situatë parazgjedhore, e cila nuk ka një KQZ të plotësuar, është një prelud i keq për ecurinë e zgjedhjeve, sidomos ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbesë në ngërç për çështjen e akteve normative”, tha Topi.

Meta: KQZ u dhunua rëndë nga mazhoranca

Ndërkaq, gjatë një takimi që delegacioni i asamblesë parlamentare të OSBE-së zhvilloi me Ilir Metën, kreu i LSI tha se integriteti i KQZ-së është cënuar në mënyrë të dhunshme dhe të padrejtë nga ana e mazhorancës aktuale.

Sipas tij, për LSI-në është e rëndësishme që të rivendoset konsensusi dhe besimi te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i rikthyer legjitimitetin këtij institucioni.

Meta tha se i takon mazhorancës të tregojë reflektim e përgjegjshmëri në këtë drejtim, ndërkohë që garantoi delegacionin e OSBE-së që opozita shqiptare është e gatshme të kontribuojë në këtë drejtim.

Top Channel