Aksident në Elbasan, humb jetën 45-vjeçari

24/05/2013 00:00

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pak para mesnatës në qytetin e Elbasanit si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë doganës ku Shefqet Çekini është përplasur nga një makinë në momentin që ka zbritur nga mjeti i tij.

Trupi i 45-vjeçarit u gjet në rrugë nga kalimtarët të cilët lajmëruan uniformat blu. Pas verifikimeve të policisë rezultoi se 45-vjeçari kishte gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e përplasjes nga një mjet që lëvizte me shpejtësi tej normave.

Policia bëri të mundur identifikimin e viktimës dhe vetëm pas disa orësh arriti të ndalojë drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
 
Siç bën me dije policia, 40-vjeçari Riza Osmani pasi përplasi për vdekje me mjetin e tij shtetasin Shefqet Cekini, u largua nga vendi i ngjarjes.
 
Policia po merr në pyetje dëshmitarë në vendin e ngjarjes dhe drejtuesin e mjetit për të mësuar shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë.

Top Channel