Rrëfimi i gjyshes së Nazimes

23/05/2013 00:00

Drita Visha, gjyshja e Nazime Vishës, rasti i të cilës ka premisa të kthehet në një kazus në jurisprudencë, kërkoi në emisionin “Top-Show”, te drejtuar nga gazetari Alban Budushi, qe dy familjet Visha dhe Muça të ballafaqohen me njëra-tjetrën.

Drita Visha këmbënguli se miqësia mes dy familjeve është shkelur dhe se familja e viktimës, Fiqiri Muçes, duhet të takojë prinderit e adoleshentes që ndodhet në burg, në mënyrë që të mësojnë të vërtetën, e cila sipas gruas është vetëm një, Nazime Visha është abuzuar.

Gjyshja e adoleshentes tregoi se ajo e kishte mbajtur vajzën në shtëpine e saj dhe se armën më të cilin Nazimja vrau Fiqiri Muçën e kishin gjetur të dyja rastësisht.

”Nuk më shkoi mendja për çfarë do të përdorte armën, sepse unë i dhashë lërë se me këtë vret veten. Nuk është se zgjidh hall dhe ajo e la (momentalisht). Në atë ngjarje, kur erdhi ai, i tha Nazimes për dy sekonda se kam marr taksi. Ajo kishte pasur armën dhe e ka qëlluar me dorën e vetë, le të thotë kush të dojë e vrau ky e ai. U bë eksperitiza dhe të gjithë në këtë përfundim arritën. Ata (i referohet familjarëve të viktimës) të mos kërkojnë të bëjnë llafe e gjona sepse ajo ka vra vetëm me dorën e saj”, deklaroi Drita.

Avokatja e Nazime Vishës deklaroi gjatë emisionit se për të mbrojtur adoleshenten në gjykate nuk kishte asistuar asnjë nga organizmat për të drejtat e gruas, ndërkohë që gjatë diskutimit u tha që në Gjykatën e Apelit do të ketë një strategji të përbashkët mbrojtjeje për vajzën.

Top Channel