Sigurimet e punës së emigrantëve

20/05/2013 00:00

Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të
protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke
kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të
Italisë.

Maliqati tregon se emigroi ne Itali ne vitin 1991 dhe punoi atje per 12 vite me radhe deri ne 2005 e me pas u kthye ne Shqiperi, pasi iu nenshtrua disa nderhyrjeve kirugjikale.

“Kam qenë emigrant në Itali për 15 vjet, nga viti 91 deri në 2005.Kam punuar në këto 12 vjet më kontribute.Në 2010 bëra në Tiranë kërkesën për pension dhe më thanë që duhet të bëja 20 vjet punë për të marrë pension.Edhe 80 vjec të arrija atje në Itali, nuk i bëja kurrë 20 vjet punë. Këtu nuk m’i njohin vitet e Italisë dhe Italia nuk m’i njeh vitet atje. Imagjinoni, unë jetoj me 136 mijë lekë”, thotë Maliqati.

Pervec punes gjate qendrimit ne Itali, Maliqati eshte angazhuar edhe me sindikatat qe mbrojne te drejtat e emigranteve ne Itali dhe ka ndjekur nga afer ligjet italiane, që kanë të bëjnë me ta.

“Eshtë një ligj i 2012, që emigranti në bazë të viteve të punës gëzon të drejtën e pensionit. Në Institutin Nacional të Sigurimeve Shoqërore është e shkruajtur e zeza në të bardhë: ‘Emigranti ruan të gjithë të drejtat e sigurimeve shoqërore’. Këtu më thanë që të marr një avokat në Itali privat, por unë nuk kam mundësi financiare. Nga ana tjetër është e pamundur që të zgjidhet kjo çështje me avokat privat sepse e di se sa zgjat procesi”, thotë ish-emigranti.

Por si Maliqati tashme jane te gjithe emigrantet, te cilet kane te pasqaruar nga te dy shtetet se cfare do te ndodhe me kontributet e derdhura gjate viteve qe kane punuar ne shtetin fqinje. Ne nje kohe kur kriza ka prekur disa vende te Europes shume nga emigrantet po kthehen ne vendin e tyre duke pritur nje zgjidhje per kontributet, pasi as Italia nuk njeh vitet e punes ne Shqiperi dhe po keshtu Shqiperia nuk njeh vitet e punes ne vendet ku kane emigruar shqiptare.

Top Channel