Tiranë, adoleshenti humb jetën në pishina

19/05/2013 00:00

Një adoleshent humbi jetën tek pishinat e kryeqytetit paraditen e së dielës. Policia njofton se është duke pritur rezultatet e mjekoligjorëve për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18-vjeçarit.

Ai ishte duke u hedhur nga trampolina, kur ka përfunduar në ujë, me shenja të pakta jete. 18-vjeçari banues në Sauk, u dërgua drejt spitalit pasi u nxorr nga uji, por nuk arriti dot të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes së parë mjekësore.

Dyshimet e para bien mbi ndonjë atak kardiak të mundshëm të adoleshentit, i pësuar në ajër teksa hidhej nga lartësia.

Top Channel