Institucionet shkelin ligjin

19/05/2013 00:00

Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.

Sipas nje draft-raporti te pergatitur nga institucioni i Avokatit te Popullit, rezulton se ne 21 institucione shteterore si ministri, bashki e komuna, jane punesuar nje numer fare i vogel personash me aftesi te kufizuara. Madje, disa institucione as qe kane denjuar t’i pergjigjen kerkeses se Avokatit te Popullit per te raportuar te dhenat mbi numrin e punonjesve dhe sa prej tyre i perkasin aftesise se kufizuar.

Ne institucione ne nivel qendror, ne 2334 punonjes, vetem 0,17% i perkasin te punesuarve te kesaj kategorie. Ndersa ne nivel lokal, ne 1096 punonjes, 3.1% jane persona me aftesi te kufizuar. Sipas raportit, Ministria e Integrimit ka raportuar nje numer punonjesish prej 75 personash dhe nder to nuk ka asnje person me aftesi te kufizuara; po keshtu, Ministria e Ekonomise, ajo e Shendetesise, Ministria e Mjedisit e te tjera. Ndersa Ministria e Financave, nga 245 punonjes te raportuar ka te punesuar vetem 1 person me aftesi te kufizuar.

Nderkohe qe Bashkia e Tiranes, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme nuk i jane pergjigjur kerkeses per te raportuar. Persa i perket bashkive, ajo e Kukesit ka numrin me te larte, nga 218 punonjes ka punesuar 12 persona me aftesi te kufizuara; per te vijuar me Pogradecin, me 9 persona, Elbasani me 5 e keshtu me radhe.

Ne draft-raportin e Avokatit te Popullit, i cili pritet te shkoje ne Parlament, neni 15 i ligjit nr 7995 ka te percaktuar se i takon Inspektoriatit Shteteror te Punes te kontrolloje zbatimin e ligjit per punesimin e personave me aftesi te kufizuara si ne institucione publike ashtu dhe ne ato private. Neni i 16 i po ketij ligji i krijon mundesi punedhenesit te kerkoje subvencion nga zyra kompetente te punesimit per te pajisur siç duhet vendin e punes.

Nga ana tjeter, paga qe punedhenesi paguan per personin me aftesi te kufizuara perjashtohet nga taksat dhe ne rast se punedhenesi nuk puneson numrin e rekomanduar te personave me aftesi te kufizuara, eshte i detyruar te derdhe ne nje llogari te veçante ne Fondin Kombetar te Punesimit shumen e barabarte me pagen minimale per çdo person me aftesi te kufizuara qe ai duhej te kishte punesuar.

Institucioni i Avokatit te Popullit rekomandon hartimin sa me pare te nje akti nenligjor ne zbatim te nenit 16 te ligjit 7995/1995 per nxitjen e punesimit. Autoritetet shteterore pergjegjese dhe Inspektoriati Shteteror i Punes te kontrollojne me rigorozitet zbatimin e ligjit nga punedhenesit, rekomandon Avokati i Popullit.

Top Channel