Berisha: Minatorët, në pension në moshën 55-vjeçare

18/05/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha, në një ceremoni në 22 vjetorit të grevës së
përgjithshme të Sindikatave të Pavarura, i vlerësoi ato si
ndërtuese të historisë së lirisë së shqiptarëve.

“Greva e Sindikatave ishte e para në historinë e Shqipërisë dhe gjunjëzoi regjimin diktatorial”, u shpreh Kryeministri në fjalën e tij.

Gjatë ceremonisë Berisha premtoi se në mandatin e ardhshëm do të vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve, reformave në shumë sektorë, ndërsa deklaroi se propozimi i sindikatave për daljen në pension të minatorëve në moshën 55-vjecare do të bëhet realitet.

Berisha sulmoi sërish opozitën, duke e akuzuar atë se ka bllokuar integrimin e vendit, por edhe kanë tentuar të bllokojnë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe liberalizimin e vizave.

Top Channel