Berisha: Jemi alternativa e zhvillimit

17/05/2013 00:00

Për Kryeministrin Sali Berisha inaugurimi i një impianti tjetër që
pastron ujrat e ndotur këtë herë i ndërtuar në Korçë, është një fakt
tjetër, se Qeveria e tij udhëhiqet nga interesi më i mirë i qytetarëve
dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre.

Qarku i Korçës, i cili nxjerr 12 deputete eshte nje nga qarqet qe ka marre me shume investime, por per 4 vitet e ardhshme, Kryeministri listoi edhe 17 projekte te tjera zhvillimi, kryesisht ne subvencionimin e fermereve, rindertimin e shkollave dhe te infrastruktures.

Projekti kryesor eshte ndertimi i rruges Qafe Plloce-Qukes, tenderimi i te ciles pritet te behet pas dy muajsh ne te gjithe gjatesine e saj.

“Vetem pak vite me pare, shumica derrmuese e rrugeve ishin te shkaterruara, te paasfaltuara, ishin sinonim i baltes. Sot, udhetoni si qytetare dinjitoze, si fermere dinjitoze. I garantoj ata qe nuk kane rrugen ende, se do t’ia ndertojme me perparesi te madhe. Ne i mbajme premtimet tona. Mund te ndodhe ndonjehere, nje shtyrje ne kohe, por ju garantoj se kurre nuk i leme pa i realizuar ato”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha thote se alternativa e Partise Demokratike eshte ajo e ndertimit dhe e zhvillimit, ndersa alternativen e Partise Socialiste ai e cilesoi si alternativen e akuzave, shpifjeve dhe bllokimit. Sipas Kryeministrit kjo eshte opozita e vetme ne europe, qe voton kunder ndertimit te rrugeve, kunder rritjes se pagave dhe pensioneve, kunder liberalizimit te vizave dhe kunder marrjes se statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Europian.

“Vetem nje opozite kokeposhte mund ta beje nje gje te tille, Ata nuk pendohen me bllokimet e tyre, sepse nuk kane interesat tuaja. Per ata me mire te mos ndertohej rruga dhe te tregonin me gisht Sali Berishen se mashtroi korcaret ,sesa te ndertohej rruga dhe korcaret te shkonin ne Tirane ne gjysmen e kohes. Dhe eshte unike ne Europe, ndoshta edhe ne bote, nje opozite qe nuk voton per rritjen e pagave dhe pensioneve. Por une i garantoj shqiptaret se ato do te rriten se shpejti dhe do te rriten çdo vit”, tha Berisha.  

Top Channel