Lehtësimi i trafikut në Tiranë

14/05/2013 00:00

Me një fond që është garantuar si kredi nga Qeveria shqiptare, Bashkia e
Tiranës ka ndërtuar një qendër moderne të kontrollit të trafikut urban.

Ajo synon qe nepermjet kontrollit ‘live’ nepermjet kamerave dhe semaforeve, qe drejtohen ne menyre elektronike nga qendra, te shkoje drejt zgjidhjes se nje prej problemeve me te medha te Tiranes, siç eshte trafiku ne kryeqytet.

“Do te vendose ne eficensë maksimale sistemin e semaforeve, duke bere te mundur qe trafiku ne te gjitha arteriet kryesore te levize me lehte, me shpejt, te menaxhohet me mire, te shkaktoje me pak ndotje dhe e pak humbje kohe dhe parash per qytetaret e Tiranes”, tha kryebashkiaku Lulzim Basha.
 
Qeveria ka mbështetur Bashkine e Tiranes edhe me garanci per ndertimin e disa projekteve te tjera te mëdha qe lehtesojne trafikun dhe permiresojne cilesine e jetes se qytetareve. Dy prej tyre jane dy segmente te unazes, qe nisin ndertimin keto dite.

“Ne do të bëjmë bejme gjithçka qe koha e humbur, prapambetja e Tiranes ne infrastrukturen jashte qendres te kompensohet sa me shpejt”, tha Berisha.
 
Qeveria i ka dhene Bashkise se Tiranes para pak kohesh, 63 milione euro per nisjen e ndertimit te bulevardit te ri dhe Kryeministri Berisha gjeti rastin te thote se te njejten mbeshtetje i kishte dhene bashkise edhe gjate kohes se drejtuar nga Edi Rama, por qe, sipas tij, u refuzua per qellime klienteliste. Per kete, zoti Berisha permendi garancine e kredise qe Qeveria mori persiper per Unazen e Tiranes, por qe sipas tij, zoti Rama nuk pranoi ta bashkemenaxhonte me Qeverine nepermjet nje Komiteti.

“U refuzua, sepse ne çdo gje jo te mire, thote populli, ku flen lepuri? Lepuri flinte tek Koco. Se po te ishte nje Komitet do te kishte transparence”, tha Berisha.
 
Tirana me doganë të re

Kryeministri Sali Berisha mori pjese edhe ne inaugurimin e terminalit te ri te diganes se tiranes, e ndertuar me koncension nga nje firme private. Ky ishte rasti, qe ne prani te biznesmeneve, Kryeministri te bente krahasimin e alternativave per biznesin te Partise Socialiste me taksen progresive dhe asaj te Partise Demokratike me taksen e sheshte.

“Kjo eshte alternative e provuar, e faktuar. Ne kulmin e nje krize Shqiperia mundi te marre 4.2 miliarde dollare investime te huaja. Alternativa tjeter eshte alternativa e kaosit. Por kaosi eshte rrenim i biznesit. Nje dite thote do te vendos taksën progresive, kur i reagojne thote qe do ta vendos vetem per te ardhurat personale. Taksa progressive ehste armiqesi ndaj biznesit”, tha Berisha.

Top Channel