Dajti, akuza gjykatës për zvarritjet

14/05/2013 00:00

Mesatarisht çdo ditë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
zhvillohen gjashtë procese në ditë, mes të cilëve edhe procesi ndaj të
pandehurit Dritan Dajti, i cili ka marrë përmasat e një komedie.

Gjykatës së Krimeve të Rënda i ka mbetur vetëm një zgjidhje, ajo i kërkon ndihmë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë, por asnjë prej këtyre institucioneve nuk ka sjellë një përgjigje.

Ne seancen e 216 te deshtuar ndaj Dritan Dajtit, i pandehuri i cili po ashtu eshte edhe jurist ka ndryshuar rol, nga i akuzuar ka vendosur nen akuze edhe Gjykaten, si shkaktare te zvarritjeve, ndërsa i kujtoi administrates se Gjykates bashke me trupen gjyqesore se ne fund te muajit ata marrin rroge per te zhvilluar nje proces efektiv. Dritan Dajti i kerkoi llogari Gjykates, se perse nuk jane paraqitur avokatet e gjetur nga lista kryesisht. Por termi “rroge” i gjetur prej Dajtit, u be shkak qe te kishte batuta mes tij dhe prokurorit të çështjes Ardian Nezha, i cili pyeti kjo frazë ishte në fakt nje kerkese, qe edhe i pandehuri te paguhej nga shteti.

Dialogu mes tyre ishte i pamundur te filmohej, pasi gjykata ne kete proces ka vendosur nje rregull te tille, qe kamerat te jene vetem pak çaste, ndoshta qe te mos regjistojne serialin e perditshem qe ndodh brenda kesaj gjykate ne kete proces.

Gjykata e Krimeve te Renda nuk dihet ende se perse vazhdon me te njejten formule, ate te thirrjes se avokateve nga lista kryesisht, formule qe ne fakt po deshton prej dy vitesh. Nga ana tjeter nuk dihet se perse sistemi i drejtesise nuk po gjen nje zgjidhje per kete proces ne menyre qe filloje me marrjen e deshmive. Ne gjyqesorin shqiptar rrezikohet qe precedenti Dajti te kopjohet edhe nga te dyshuar te tjere, sikurse nisi javen e kaluar nga i pandehuri Emiliano Shullazi ne Gjykaten e Shkodres.

Top Channel