PD çel sot zyrtarisht fushatën

13/05/2013 00:00

Partia Demokratike do të çelë sot në mbrëmje në Tiranë fushatën e saj
zgjedhore për parlamentaret e 23 qershorit, ku do të marrin pjesë të 140
kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Kryeministri Berisha kërkoi pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë miting, i cili do të shoqërohet edhe me një koncert.

“Nesër në orën 19:30 hapim së bashku në Tiranë fushatën e Fitores! Të dashur miq! Nesër në orën 19:30, në sheshin ‘Nënë Tereza’, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit.

Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re!”, deklaroi dje Berisha për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social.

Top Channel