Nis ndërtimi i kaskadës së Devollit

13/05/2013 00:00

Pas 4 vjetësh punë për planifikimin e detajuar të projektit të kaskadës
së Devollit, gjiganti norvegjez ‘Statkraft’ nisi me një inaugurim
zyrtar, fillimin e punimeve në terren me ndërtimin e akseve rrugore që
do të lidhin digen e hidrocentralit të Banjës me akset ekzistuese.

Kaskada e Devollit, shtrihet pergjate lugines se Devollit, duke kaluar ne rrethin e Elbasanit, Gramshit dhe Korçës. Ne kete gjatesi do te ndertohen 3 hidrocentrale; ai i Banjes me nje dige 80 metra te larte, i Kokelit me dige 50 metra te larte dhe i Moglices me dige 150 metra, nje tunel 11 kilometra dhe te tre se bashku do te prodhojne  789 milionë kilovat/ore energji çdo vit.  

Por perfitimi i pare me i afert eshte hapja e vendeve te reja te punes, qe llogaritet ne te pakten 5 mije persona.

“Gjate fazes se ndertimit do te krijohen shume vende pune, ne menyre direkte me ata qe punojne per realizimin e  projektit dhe ne menyre indirekte, nepermjet furnizimit dhe sherbimeve nga nenkontraktore. Ne inkurajome partneret tane te punesojne punetore lokale dhe te shfrytezojne furnizuesit lokale. Dhe gjithashtu inkurajojme komunitetin per te shfrytezuar cdo mundesi qe hapet nga ndertimi i kaskades”, tha zëvendëspresidentja e kompanisë, Tima Iyer.

Me entuziasti nga te gjithe gjate ceremonise se inaugurimit ishte Kryeministri Sali Berisha, per te cilin nisa e ndertimit te kaskades se Devollit eshte jo vetem nje dite historike, jo vetem sepse ky eshte investimi me i madh i huaj ne Shqiperi, qe do te punesoje me mijera shqiptare, por edhe sepse konkretizon reformat e qeverise se tij per te shnderruar Shqiperine ne nje superfuqi rajonale energjetike.
 
“Shqiperia eshte vend i vogel, por ja qe ne nje nga luginat e saj zbarkon gjiganti “Statkraft” dhe pavaresisht nga harta, kjo deshmon se potencialet jane te jashtezkaonshme. Vepra qe ndertohet shnderron Shqiperine nga importues i energjise elektrike, ne vend eksportues te energjise elektrike”, tha Berisha.
 
Prania e “Statkraft” ne Shqipëri për Kryeministrin Berisha do te thote edhe nje pasaporte besimi per kompanite e tjere ta huaja, te cilat ai i siguroi se do te gjejne ne vend klimen me te mire per suksesin e investimeve te tyre.  

“Kjo dite do te mbetet e nje dite e madhe besimi ndaj Shqiperise. Gjate mandatit te ri do te bejme gjithcka per te permiresuar klimen e biznesit. Do te mbeten si zera te thate ne shkreterire zerat e taksave te larta apo ata qe kercenojne klimen e biznesit”, tha Berisha.
 
Sipas kontrates me Qeverine shqiptare, e cila ka marre persiper procesin e shpronesimeve, kaskada e Devollit, nje investim prej 1 miliard euro do te perfundoje pas 6 vjetesh dhe llogaritet qe, vetem nga kjo veper energjetike, Shqiperia te rrise me 20 per qind prodhimin e energjise elektrike.

Top Channel