Mbyllet “EURALIUS” i drejtësisë

13/05/2013 00:00

Misioni EURALIUS III, asistenca e BE-së për konsolidimin e sistemit të drejtesisë shqiptare përfundoi afatin 30-mujor.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke iu referuar bllokimit të 3 ligjeve në Kuvend, tha se Shqipëria nuk duhet të inkurajojë asnjë lloj tentative për të futur në ngërç procesin e integrimit.

“Do të fillojmë ta shohim kurimin, forcimin e konsolidimin e sistemit të drejtësisë, në aspektet të tilla përmbajtësore, apo do të mbetemi thjesht në retorikën shpeshherë të panevojshme, shpeshherë ekstreme dhe pa kontribut”, tha Nishani.

Ndersa kreu i delegacionit të BE-se theksoi se Shqiperia duhet te garantoje eficencen sistemit te drejtesise. Sequi tha se nese vendi do qe t’i bashkohet BE-se, duhet te kete arritje te qendrueshme ne drejtesi. Sipas tij, duhet vazhduar me forcimin e kuadrit ligjor.

“Këto arritje qëndrojnë në njërën anë të urës dhe sundimi i konsoliduar i ligjit në Shqipëri qëndron në anën tjetër. Ura që mund të bëjë lidhjen midis ndihmës sonë dhe drejtësisë për qytetarët shqiptarë është vullneti – vullneti i zyrtarëve publikë dhe nëpunësve të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit”, u shpreh Sequi.

Top Channel